Skip to main content

Sistem Raftesh Shumëkatësh - Hi280

Sistemi i rafteve shumëkatësh HI280, me një kat të ndërmjetëm, është një ndërtim raftesh i ngritur mbi një ose më shumë nivele. Rafti i fundit është mbështetja për dyshemenë e ndërkatit. Kolonat janë rezistente dhe të dimensionuara në mënyrë që të mbajnë ngarkesën e dyshemesë sipër. Rafti i ndërtuar si instalim shumëkatëshe përdoret shpesh në magazina më të mëdha për pjesë rezervë ose kur kërkohet shpesh magazinim i artikujve të shumtë me një qarkullim të ulët.

Baza e një instalimi shumëkatësh është vetë rafti Hi280, i ndërtuar me kolona EK të bëra me çelik 1,2 mm të para-galvanizuar. Kolonat mund të jenë ose me gjatësi të plotë, ku ato mbështesin të dy nivelet e rafteve dhe vendkalimin e aksesit, ose teke, kur mbështesin raftet e poshtme dhe një ndërkat me njësi raftesh në qëndrim të lirë sipër.

Raftet shumëkatëshe HI280 ofrojnë kapacitet më të mirë magazinimi sesa raftet standarte në katin e poshtëm me një dysheme strukturore të ndërkatit sipër dhe me më shumë rafte në majë, kjo sepse nuk është nevoja për shtylla që të mbështesin dyshemenë e katit të dytë (kjo mbështetet në njësitë statike të rafteve HI280). Në sajë të dyshemesë relativisht të hollë prej rrjete çeliku shpeshherë mundësohet edhe një nivel i dytë, ku normalisht ndërtimi i një dyshemeje më të trashë të ndërkatit do ta pengonte. Dyshemeja më e hollë lejon përfshirjen e një niveli shtesë magazinimi.

Ka një kursim shumë të konsiderueshëm në kostot e ndërtimit për një ndërtim shumëkatësh HI280 në krahasim me raftet standarte në dy kate dyshemeje, plus një dysheme e ndërkatit, meqenëse një kat mëvete nuk nevojitet të blihet dhe dyshemeja me raftin ndërtohen si një e vetme duke kursyer fuqi punëtore dhe kohë. Bashkë me hapësirën shtesë të magazinimit instalimet e rafteve shumëkatëshe HI280 mund të bëhen shpeshherë zgjidhja më ekonomike.

Përmasa

Lartësia: deri në 15000 mm. Instalimi normal është mbi dy ose tre nivele duke përfshirë dyshemenë e poshtme. Megjithatë, për disa klientë janë krijuar edhe katër dysheme.

Madhësia

Ndërtimi i magazinës është shpeshherë faktori kufizues.

Kapacitetii ngarkimit

Kapaciteti i ngarkimit të rafteve të sipërme është i njëjtë me atë të rafteve të poshtme baraz me 75 – 400 kg.
Megjithatë strukturat shumëkatëshe kanë nevojë të përllogariten dhe kontrollohen individualisht.