Skip to main content

Sistem Raftesh i Lëvizshëm - Hi280

Sistemi i rafteve është i montuar në njësi të lëvizshme që ecën përgjatë shinave, këto njësi të lëvizshme i përshtaten thellësisë dhe gjerësisë sipas përmasave standarte të rafteve HI280.

Sistemet e rafteve kompakte mund të krijojnë një magazinim shumë të sigurt përderisa njësitë e lëvizshme mund të mbërthehen së bashku dhe aksesi i jepet një njeriu të vetëm i cili është i pajisur me kodin që do të hapë sistemin.

Rafti i lëvizshëm HI280 mund të përdoret për ruajtjen e pjesëve të vogla, kutive ose gomave.

Ngarkesa maksimale për një radhë raftesh kur lëvizen manualisht është 40 ton. E barabartë me një bllok prej 20 kate raftesh të ngarkuara me 2000 kg për kat.

Një rresht raftesh, mund të ndërtohet në lartësi nga 1000 në 3000 mm dhe thellësi nga 300–500 mm. Kapaciteti i ngarkesës për raft është nga 75-400 kg. Funksionimi i një instalimi kompakt magazinimi bëhet manualisht ose elektronikisht duke përdorur një panel kontrolli të ndjeshëm ndaj prekjes. Rreshtat mes sektorëve, mund të pajisen me ndriçim automatik, i cili ndriçon vetëm rreshtin e hapur. Instalimi i përfunduar mund të pajisjet me një sistem qasjeje.