Skip to main content

Raftet me Rresht të Ngushtë - Hi280

Sistemi i Rafteve Hi280 është fabrikuar nga çelik i para-galvanizuar në linja prodhimi plotësisht automatike. Projektimi i sistemit është bazuar në parimin e numrit minimal të komponentëve për të ofruar një proces montimi dhe rindërtimi të thjeshtë e të shpejtë.

Sistemi Hi280 me rresht të ngushtë është testuar, dimensionuar dhe miratuar sipas normave Europiane FEM.

Sistemet e rafteve me rresht të ngushtë përdoren kryesisht në magazina që funksionojnë 24 orë në ditë, të preferuara me vinça automatik. Avantazhi kryesor i një instalimi magazinimi me rresht të ngushtë është optimizimi i hapësirës së ruajtjes, kjo për faktin se vinçat që ecin mbi shina kërkojnë më pak manovrim krahasuar me manovrimin e mjetit-pirun tradicional.

Përmasat:

Thellësia: 300, 400, 500, 600, 800, 1000 mm
Gjatësia: 900, 1000, 1290, 1500, 1750, 2000, 2250, 2500 mm
Lartësitë standarte: 1000, 1600, 2100, 2300, 2500, 3000, 4600 mm

Ngarkesa:

Rafte nga 75kg në 400kg për raft UDL

Lustra: 

Komponentët e kornizës dhe rafteve janë fabrikuar në çelik të para-galvanizuar.