Paleta stivuese me rreshta të ngushtë
Paleta stivuese me rreshta të ngushtë është opsioni kursim hapësire nëse hapësira e dyshemesë është e limituar: kapacitet magazinimi maksimal, akses i shpejtë në çdo paletë dhe porosi e shpejtë e para zgjedhur nga rafti.
Avantazhi kryesor i paletës stivuese me rreshta të ngushtë është kombinimi i porosisë së shpejtë të para caktuar dhe shfrytëzimi më i mirë i mundshëm i hapësirës.
Ky ndërtim kompakt përdoret në një shumëllojshmëri të madhe industrish ku hapësira e magazinimit është e limituar. Lartësia dhe thellësia e ndryshueshme e rafteve dhe binarët mbështetës me lartësi të adaptueshme sigurojnë fleksibilitet maksimal dhe rreshtat hapësirë-kursyes mund të punohen me stivues “hight-lift”, “man-down”, ose me stivues me porosi të paracaktuar “man-up” – për sistemim dhe gjetje të volitshme të paletës ose për porosi të shpejtë të paracaktuar direkt nga paleta.
Projektuar posaçërisht vagonët e ngushtë ose vinçat, kërkohen të lejojnë manovrimin në rreshtat e ngushtë mes rafteve. Manovrimi i pajisjeve është shpeshherë tepër i automatizuar dhe drejtohet me rrjet elektrik ose shina.
Dobitë:
- 100% të aksesueshme në paletat individuale
- Konfigurimi më i mirë për magazinim, ngjeshje dhe efikasitet maksimal
- Shfrytëzim më i mirë i hapësirës
- Kosto shtesë për mjetin-pirun të specializuar kompensohet nga vlera e shtuar e shfrytëzimit të përmirësuar të hapësirës
- Shfrytëzim më i ulët i hapësirës për paletën e ruajtur
Sistemet e paletave stivuese janë projektuar sipas përmasave të standartizuara të paletave për të siguruar shfrytëzim optimal të hapësirës në dispozicion.
Ekzistojnë tre stile binarësh; Binarë Katrorë të Hapur ose të Mbyllur dhe I-Binari i ri.
- Ngarkesa për kat deri në 20000 kg
- Ngarkesa për ndarje deri në 5500 kg
- Lartësia e ndarjeve deri në 3500 mm
- Gjerësia e ndarjeve deri në 5000 mm